Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e ka quajtur si kundërshtuesin më të madh ndaj SBASHK-ut.
Jasharaj para protestuesve të SBASHK-ut para Ministrisë së Arsimit tha se ministri Murati, madje dikur iu ishte kërcënuar edhe me ndalje të pagës.
“Nga më të dalluarit në luftën e humbur kundër SBASHK-ut dhe punëtorëve arsimor është ministri Murati, i cili dikur na u kërcënua edhe me ndalje të pagës. Ai me rritjen ironike të pagës prej 28 euro dëshiron që punëtorët e arsimit t’i vë në situatë që të luftojnë për të siguruar pak buke dhe të ndjehen të varfër e të heshtin, por punëtoret e arsimit janë plot dinjitet dhe janë krenar se kanë kryer e po kryejnë misionin e shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave”, u shpreh Jasharaj.