Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas mosmarrëveshjes në familje, burri dëmton me sëpatë dyshemenë dhe derën e shtëpisë

Pas mosmarrëveshjes në familje, burri dëmton me sëpatë dyshemenë dhe derën e shtëpisë

Një burrë në Kaçanik pas një mosmarrëveshjeje në familje ka shfaqur shenja dhune, duke dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e shtëpisë, shkruan TV Arbëria.

Rastin në Polici e ka raportuar bashkëshortja e tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i plotë i paraqitur në raportin 24-orësh:

Kaçanik  03.01.2024 – 12:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

/TV Arbëria/