Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar për Putinin, reagon BE-ja dhe Britania e Madhe

Pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar për Putinin, reagon BE-ja dhe Britania e Madhe

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhër-arrestit kundër presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka pohuar se është “një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare” dhe “vetëm fillimi” në një proces ligjor ndërkombëtar për ta mbajtur përgjegjës Putinin.

“Rëndësia e krimeve dhe deklarata e ICC-së flasin vetë”, tha të premten Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, raporton cnn.

“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullin e Ukrainës. Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë në Bashkimin Evropian se ata që janë përgjegjës për agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës duhet të sillen para drejtësisë”, shtoi ai.

Diplomati evropian tha se urdhër-arresti është “vetëm fillimi i procesit” për të mbajtur përgjegjës Rusinë dhe zyrtarët e tjerë për krime të mundshme lufte në Ukrainë.

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka mirëpritur urdhër-arrestimin për liderin rus.

“Ata që janë përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës në Ukrainë duhet të sillen para drejtësisë”, shkroi James Cleverly në Twitter.

“Puna duhet të vazhdojë për të hetuar mizoritë e kryera”, shtoi ai. /TV Arbëria

Powered by WordPress