Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller është legjenda e radhës që ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Futbollisti gjerman, Toni Kroos ka mbyllur zyrtarisht karrierën e tij në moshën 35-vjeçare dje (e premte)).

Mesfushori i madh gjerman bëri të ditur se do të tërhiqet pas Kampionatit Evropian dhe me spanjollët që kanë eliminuar gjermanët e tij, ai pension është zyrtarizuar

Pas kësaj, nga Gjermania erdhi lajmi se 34-vjeçari Muller do t’i japë fund karrierës së tij kombëtare.

“Po, është shumë e sigurt se kjo ishte ndeshja ime e fundit për Gjermaninë”, ka thënë ylli i Bayern Munichut për Sky.

Muller bëri debutimin e tij për Gjermaninë në vitin 2010, dhe që atëherë ai ka bërë 131 paraqitje dhe ka shënuar 45 gola.

Në vitin 2014 ishte kampion bote në Brazil me kombëtaren. Në karrierën e tij ai luajti vetëm për Bayernin, anëtar i të cilit është që nga viti 2000. Ai ka 707 paraqitje dhe 242 gola për klubin bavarez.

Powered by WordPress