Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pas kërkes së SPAK-ut reagon ish-Kryeministri: E votoj që nesër

Pas kërkes së SPAK-ut reagon ish-Kryeministri: E votoj që nesër

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për gazetarët në lidhje me lajmin se SPAK ka kërkuar nga Kuvendi autorizim për të caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për të.

Berisha është shprehur se do ta votojë që nesër autorizimin përsa kohë që nuk bie ndesh me kushtetutën e vendit.

” Në vitin 2012, Berisha, ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të cdo lloj mbrojtje të deputetëve dhe ky ligj dhe amandament i qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Rama dhe është lejuar hetimi i deputetëve. Unë jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj dhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SPAK, sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam refuzuar të zbatoj urdhër antikushtetutes nga një gjykatëse në konflikt interesi e shkarkuar nga unë. Përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit të 2012, qëndron. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjëlloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë. Kjo është kërkesë normale dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi. Në parim jam 100 për qind dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Por që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie, heqje e daljes jashtë shtetit, atëherë kjo është të tallesh me kushtetutën. E votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim dhe as nuk do të kem. Kanë gabuar rëndë ata që kanë menduar se nuk paraqitem“, tha Berisha.

/TV Arbëria

Powered by WordPress