Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas katër edicionesh, Jonida Vokshi largohet nga BBVK

Pas katër edicionesh, Jonida Vokshi largohet nga BBVK

Pas katër edicionesh radhazi në drejtimin e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e sezonit të pestë të reality show-t.

Moderatorja e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se këtë herë spektaklin do ta ndjekë nga ana tjetër e ekranit.

“Jo, këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova. Pas katër edicionesh, kjo është hera e parë që do ta shoh atë nga ana tjetër e ekranit”, ka shkruar Vokshi.

Jonida ka treguar se katër vitet me formatin kanë përkuar me një periudhë shumë intensive të jetës së saj, gjatë së cilës ka përjetuar momente të rëndësishme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

“Big Brother më ka shoqëruar në katër nga vitet më intensive të jetës sime. Më ka gjetur shtatzënë, më ka gjetur mes dhimbjes së humbjes së babit tim, më ka dhënë emocionet më të bukura, më të forta. Më ka parë të rritem e të ndryshoj”, është shprehur ajo.