Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pas Iranit bie Vuçiçi, pas Vuçiçit bie Rusia

Pas Iranit bie Vuçiçi, pas Vuçiçit bie Rusia

Shkruan: Agron Hoti

Suksesi gjeostrategjik i SHBA-së në Evropë dhe Lindje të Mesme është ky:
1) Parandaloi Iranin dhe mbështetësit e tij (Rusia dhe Kina) që përmes Lindjes së Mesme ta sfidonin supremacinë detare të SHBA-së në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Indian që është urë lidhëse mes Oqeanit Atlantik dhe atij Paqësor.
2) Parandaloi Rusinë që ta pushtonte Evropën dhe të sfidonte SHBA-në në Oqeanin Atlantik. Parandaloi Serbinë që të dilte në Detin Adriatik, ku pastaj do të mund të lidhej me flotën detare ruse në Detin Mesdhe.
Pra, SHBA ruajti për vete Evropën dhe Lindjen e Mesme, largoi Kinën nga Rusia, parandaloi aleancën ruso-evropiane (2000-2021) dhe ruso-islame (2001-2026), parandaloi çfarëdo aleance tjetër që do të mund të bëhej hegjemon në Euroazi, e cila do të mund ta sfidonte seriozisht Superfuqillëkun e pakontestuar të SHBA-së.
Lodhja e Rusisë e kapitulloi Iranin në Lindje të Mesme, shkundi pushtetin e Vuçiçit dhe tashmë po e shkul si të tërë. Ky është lajmi më i mirë për shqiptarë. Bashkë me këtë shumë shpejtë do të bjerë edhe popullizmi në Kosovë dhe paralelisht me të do të kthehen dhe Krerët e UÇK-së në shtëpi për ta nxjerrë, kështu, përfundimisht Kosovën nga ky sabotazh dhe paralizë totale, ku është futur në këto vitet e fundit.