Së fundmi në Southport të Anglisë disa persona kanë marrë lëndime trupore, në mesin e tyre dhe fëmijë, pasi siç raportohet janë therur nga një mjet i mprehtë (thikë).
Në lidhje me këtë rast, siç kanë njoftuar nga policia është arrestuar një person.
“Mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh këtë mëngjes”, deklaroi policia.
Kryeministri britanik i është përgjigjur tani incidentit në Southport, duke e quajtur atë “të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës”.
“Lajme të tmerrshme dhe thellësisht tronditëse nga Southport. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur”, shkroi Keir Starmer në X.
“Do të doja të falënderoja policinë dhe shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë”, shtoi kryeministri duke treguar se është duke u njoftuar për zhvillimin e situatës.