Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pas incidentit në shkollë, dalin pamje që zbulojnë sjellje shqetësuese të mësimdhënësit edhe jashtë klasës

Pas incidentit në shkollë, dalin pamje që zbulojnë sjellje shqetësuese të mësimdhënësit edhe jashtë klasës

Një incident serioz është shënuar pasditen e sotme në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku fillimisht u raportua për ushtrim dhune fizike ndaj një nxënësi nga ana e një mësimdhënësi.

Mirëpo, sipas psikologut të shkollës, Nazim Mahmuti, ngjarja ka ndodhur ndryshe nga versioni fillestar. Ai ka deklaruar se mësimdhënësi është sulmuar nga rreth 10 nxënës, të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur sallën e arsimtarëve – një hapësirë pa kamera sigurie – dhe kanë incizuar vetëm momentin e fundit të incidentit, ku shihet reagimi i mësimdhënësit.

Por, ajo që ka ngjallur edhe më shumë reagime janë fotot që kanë mbërritur në redaksinë e TV ARBËRIA.

Në këto foto ekskluzive, të siguruara nga burime të afërta me lagjen ku jeton mësimdhënësi në fjalë, shihet vetura e tij duke bllokuar rrugën e lagjes, duke penguar lëvizjen e banorëve. Sipas burimeve tona, i njëjti person dyshohet se ka pasur edhe më herët sjellje problematike në komunitetin ku jeton.