Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pas grafiteve nacionaliste në veri vjen protesta, a po paralajmërohet një Banjsko e re?

Pas grafiteve nacionaliste në veri vjen protesta, a po paralajmërohet një Banjsko e re?

Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që sot në mesditë të protestojnë në Mitrovicë të Veriut. Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e valutës së dinarit si mjet pagese. Por grafitet nacionaliste që janë shkruar në veri, sipas njohësve të sigurisë janë alarm për veriun, duke paralajmëruar një Banjsko të re, raporton TV Arbëria.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensionistëve dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të ‘regjimit në Prishtinë’ për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Protesta thirret po ashtu për kundërshtimin e siç thuhet “militarizimit të veriut”.

Në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe, janë parë të dielën disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

LEXO EDHE: 

Grafitet në veri me motive të nxitjes së urrejtjes ndër etnike po hetohen nga Policia

Derisa kryeministri Albin Kurti, i është drejtuar të dielën komunitetit serb në Kosovë, duke i thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) nuk ia ndalon Serbisë që t’iu ndihmojë atyre dhe Kosova nuk e ka ndaluar dinarin, ashtu sikurse asnjë valutë tjetër.

Ai i është referuar rregullores së BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – e cila parasheh që valuta e vetme për kryerje të transaksioneve me para të gatshme është euroja.

LEXO EDHE:

Propaganda për dinarin, Kurti në serbisht: Paratë s’mund të kalojnë kufirin me thasë, tërhiqen përmes llogarive në euro

E lidhur me këto grafite njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka shkruar se këto grafite janë sikurse para 24 shatorit, para se të ndodhte agresioni në Banjskë.
Ai ka shkruar se perëndimi është në gjumë, derisa ka pyetur se ku po mbet Kosova.

 

LEXO EDHE:

Provokimi me grafite në veri – Alarmon drejtori i ‘Octopus’: Po ndodh sikurse para sulmit të Banjskës

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, jeton Brigada e Veriut” janë grafitet e reja që kanë pushtuar mëngjesin e së dielës, katër komunat në veri të vendit.

Përveç në veri të Mitrovicës, grafite të tilla janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Të njëjtat janë shkruar në cirilik, me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër që përkojnë me ngjyrat e flamurit të Serbisë.
LEXO EDHE:
/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Themes by WordPress