Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pas festës në Argjentinë, Messi rikthehet në Paris

Pas festës në Argjentinë, Messi rikthehet në Paris

Lionel Messi ka kompletuar sirtarin e tij të trofeve pas triumfit në Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës.

Messi me shokët e tij të Argjentinës mposhtën Francën në finale me ndihmën e penalltive, dhe që atëherë kanë qenë duke festuar, raporton TV Arbëria.

Por, Messi tani është rikthyer në Paris pas festimeve të triumfit në Kupën e Botës.

Do të ketë një takim për të përgatitur kontratën e re me PSG dhe për të vazhduar të ardhmen te kampioni francez.

Por, asgjë nuk do të nënshkruhet këtë javë siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Messi do ta vazhdojë të ardhmen në Paris