Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pas dorëheqjes së Memlit, Tahiri: Krasniqi e udhëhoqi PDK-në në një periudhë jo të lehtë për vendin

Pas dorëheqjes së Memlit, Tahiri: Krasniqi e udhëhoqi PDK-në në një periudhë jo të lehtë për vendin

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të partisë Memli Krasniqi, duke e falënderuar Krasniqin për punët që ai i ka bërë.

“Gjatë kësaj kohe, PDK doli dy herë partia më e votuar në zgjedhjet lokale dhe arriti të rikthejë besimin e qytetarëve përmes një vizioni të qartë dhe një kulture të re politike. Në zgjedhjet parlamentare, me propozimin e Bedri Hamzës për kryeministër, Memli dëshmoi se politika mund të bëhet me seriozitet, qetësi dhe me plane të ndërtuara për të ardhmen”, shkroi Tahiri ndër tjerash.