Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot Hysen Durmishin, deri më tani zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si ushtrues detyre të ministrit të këtij dikasteri.
Ky vendim vjen pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit Liburn Aliu.
Me këtë rast, kryeministri Kurti ka uruar z. Durmishi për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu.
Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.”, thuhet në njoftimin e kryeministris.