Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas BE-së, edhe ambasadori gjerman kërkon të ndalen sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

Pas BE-së, edhe ambasadori gjerman kërkon të ndalen sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorët e akredituar në Kosovë, kanë bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka shkruar në “X” se mbështet shqetësimet e kolegut të tij, shefit të zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ku ky i fundit ka theksuar që Gjykata duhet të jetë e pavarur edhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik.

Szunyog: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen plotësisht

Ndryshe dje shefi i zyrës së BE-së, takoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani

“Për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”, tha Szunyog.

Në qendër të takimit ishte edhe nevoja që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe Aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/