Agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar këtë të premte në mëngjes në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ushtruar kontroll në kuadër të një hetimi ndaj kreut të bashkisë dhe familjarëve të tij.
Gjithashtu agjentët kanë ushtruar kontroll edhe në galerinë “Harabel”, të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.