Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pas arrestimit nga Specialja, familjarër e Isni Kilaj shihen duke hyrë në objektin e EULEX’it

Pas arrestimit nga Specialja, familjarër e Isni Kilaj shihen duke hyrë në objektin e EULEX’it

Familjarët e ish-komandantit të UÇK-së Isni Kilaj, janë parë duke u futur në objektin e EULEX-it në Fushë-Kosovë, në vendin ku po mbahet Kilaj.

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Isni Kilaj, ish-kryetar i Komunës së Malishevës dhe një figurë e njohur e UÇK-së, u arrestua në shtëpinë e tij në Malishevë.

Ky është arrestimi i dytë për Kilajn nga Gjykata Speciale, pas një arrestimi të mëparshëm, më 2 nëntor 2023.

Gjithashtu sot është arrestuar edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt. E po ashtu bastisje janë duke u zhvillua edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit.