Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pas ankesës, ISP Broadcast pret përgjigje nga KPM për kanalet Klan Kosova, T7 dhe Kanal 10

Pas ankesës, ISP Broadcast pret përgjigje nga KPM për kanalet Klan Kosova, T7 dhe Kanal 10

Prej prillit 2021 kanalet si Klan Kosova, T7, dhe Kanal 10 janë larguar nga operatori kabllor ISP Broadcast.

ISP Broadcast tash ka deponuar ankesë të Komisioni i Pavarur i Mediave tash e 10 ditë kundër këtyre kanaleve pasi të njëjtit kanë refuzuar për bashkëpunim tash e 3 vite.

Lidhur me këtë, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, u pyet edhe se a do të ndërmerren masa ndaj Artmotion për bllokimin e ketyre të drejtave të trasnmetimit, gjithashtu dhe operatorëve kabllorë si Art Motion, Kujtesa dhe Telkos të cilat transmetojnë kanalet ultranacionaliste që shprehin propaganda anti-shqiptare si RTS, dhe kanalet tjera serbe në vendin tonë, kanale të cilat cenojnë të drejtat elementare të kombit shqiptar, por që nuk dha një përgjigje konkrete.

Ai shtoi se përderisa kemi një monitorim për disa kanale që janë në kundërshtim me rregulloret tona dhe kodin e etikës si në të kaluarën edhe tani do të marrim masa.

Prandaj kompania ISP Broadcast pret në ditët në vijim se si do të jenë vendimet e KPM-së për këto dy përgjigje. /TV Arbëria