Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas akuzave ndaj tij, Bogdanoviq padit Vuçiqin

Pas akuzave ndaj tij, Bogdanoviq padit Vuçiqin

Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq ka paditur sot (e hënë) presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas akuzave që i janë bërë se gjoja “Bogdanoviq ka tregtuar me drogë”.

Kështu bëri të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social “X”, ku tha se akuza të tilla kanë për qëllim asgjësimin e tij dhe ndalimin e agjendës politike të proceseve euroatlantike në Serbi.

“Sot ngrita një padi kundër Republikës së Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiq për shkak të gënjeshtrave që u përhapën për mua, se unë jam një ish-diler droge. Krijimi i një atmosfere të tillë në shoqëri ka për qëllim asgjësimin tim dhe ndalimin e agjendës politike të proceseve euroatlantike në Serbi”, ka shkruar ai. 

/TV Arbëria