Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një personi tjetër për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Klinaku nga OVL e UÇK-së kishte thënë se më përpara “e vras Albin Kurtin” sesa që ik nga Kosova.
Pas kësaj ka reaguar Klinaku, i cili ka thënë se “mezi nuk po pret të ballafaqohet me Albin Kurtin në Gjykatë si dëshmitar”.
“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.