Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pas 42 vitesh, dënohet me burgim të përjetshëm autori i sulmit kundër hebrenjve në Francë

Pas 42 vitesh, dënohet me burgim të përjetshëm autori i sulmit kundër hebrenjve në Francë

Pas më shumë se 42 vjetësh pas shpërthimit vdekjeprurës me bombë në një sinagogë në Paris, është dënuar një profesor universiteti me origjinë libanezo-kanadeze për kryerjen e sulmit.

Gjykata në Paris vendosi që Hassan Diab, 69-vjeç, ishte i riu që kreu sulmin me bombë në Rue Copernic më 3 tetor 1980, e që ishte sulmi i parë vdekjeprurës kundër hebrenjve në Francë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Diab refuzoi të merrte pjesë në gjyq, por gjyqtarët e dënuan me burgim të përjetshëm, teksa mbështetësit e tij e kanë dënuar gjyqin duke e cilësuar si të padrejtë.

Ai, u thirr si i dyshuar për herë të parë në vitin 1999, gati 20 vjet pas sulmit ku mbeten të vrarë katër persona e 38 u plagosën, shkruan BBC.

Tetë vjet më vonë autoritetet franceze lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar dhe në vitin 2014 Kanadaja pranoi që ta ekstradonte atë.

Por në vitin 2018, gjyqtarët francezë e shpallën çështjen të mbyllur në mungesë provash, duke lejuar Diab të kthehej në Kanada, ndërsa në vitin 2021, një apel kundër mbylljes së çështjes u miratua në Gjykatën e Lartë, ku ishte hera e parë që kjo kishte ndodhur ndonjëherë në një çështje terrorizmi në Francë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress