Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > ​Pas 30 ditësh shtetasit shqiptarë do të udhëtojnë pa viza drejt Kinës

​Pas 30 ditësh shtetasit shqiptarë do të udhëtojnë pa viza drejt Kinës

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Kinës dhe të qëndrojnë për 90 ditë, pa patur më nevojë që të marrin vizë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa marrëveshja mes dy vendeve është firmosur këtë të martë.

Në postimin e tij, teksa publikon edhe foto të ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe zëvendësministres së Jashtme, Megi Fino pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama thekson se vendimi hyn në fuqi pas 30 ditësh.

Lajm i mirë! Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët“, shkruan Rama.

Shqiptarët me pasaportë të Shqipërisë mund të vizitojnë lirisht në 116 destinacione në botë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress