Partitë Popullore Evropiane njohin tashmë zyrtarisht Sali Berishën si Kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD-së, PPE ka hequr pezullimin për Partinë Demokratike duke njohur Sali Berishën si kreun e saj.
Në një letrër drejtuar Sali Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber, i shkruan kryedemokratit që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.
Kujtojmë se situata e krijuar në PD në tre vitet e fundit bënë që Partitë Popullore Evropiane, të pezullonin Partinë Demokratike, nga aktivitetet e saj.
/Ora News/