Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Partitë e Kosovës nuk kanë të drejtë të mbajnë tubime në Gjermani

Partitë e Kosovës nuk kanë të drejtë të mbajnë tubime në Gjermani

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një apel për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Sipas njoftimit të ambasadës, për shkak të komunitetit të madh të Kosovës në Gjermani, nuk lejohen organizime të fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në territorin gjerman gjatë periudhës tre muaj para zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh diasporën e madhe kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, organizimet e fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme fillon më 17 dhjetor dhe përfundon më 27 dhjetor.

Ky paralajmërim synon të sigurojë respektimin e procedurave ligjore dhe të parimeve të neutralitetit zgjedhor për diasporën kosovare.