Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Partia Demokratike e Kosovës ndërron mendje, i voton marrëveshjet ndërkombëtare

Partia Demokratike e Kosovës ndërron mendje, i voton marrëveshjet ndërkombëtare

Nëpërmjet një konference për shtyp, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminister, Bedri Hamza, ka njoftuar opinionin se kjo parti do t’i  votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Siç dihet, kjo parti deri më tani e ka bllokuar votimin e tyre, me kusht që paraprakisht duhet të caktohet data votimit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Këtu duhet kujtuar se para pak dite kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u takuan në një darkë punë për të diskuar për agjendën e bllokuar të legjislativit.

Ndërkohë, mediumi TV Arbëria sot ka bërë të ditur se javën tjetër PDK dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit. Mbetet të shihet se pas votimit nga PDK të këtyre marrëveshjeve, a do ta votojë edhe pushteti mocionin e PDK dhe kështu  vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Powered by WordPress