Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin.
Rama në Facebook tha se propozimi erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale.
“Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerër dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër”, tha Rama.
Sipas tij, përkrahja e qytetit të Cyrihut për Prishtinën është një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe një konfirmim i vlerave të solidaritetit. /TV Arbëria