Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Parlamenti bllokoi vendimin e presidentit, Koreja e Jugut heq gjendjen e luftës

Parlamenti bllokoi vendimin e presidentit, Koreja e Jugut heq gjendjen e luftës

Kaosi vijon të shoqërojë prej orësh Korenë e Jugut, e cila tashmë ndodhet në një situatë të pazakontë.

Teksa presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e luftës, parlamenti u mblodh me urgjencë dhe votoi për të shpallur këtë vendim të kreut të shtetit të pavlefshëm.

Votimi u krye në një situatë aspak normale, pasi parlamenti ishte rrethuar nga forca të shumta policie dhe ushtarake pas vendimit të Yoon Suk Yeol.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, qeveria duhet të anulojë gjendjen e luftës nëse shumica e Asamblesë Kombëtare e kërkon këtë me anë të një votimi. I njëjti ligj gjithashtu ndalon komandën ushtarake të urdhërojë arrestimin e deputetëve.

Disa orë më parë, Yoon Suk Yeol, në një fjalim të paparalajmëruar dhe të transmetuar drejtpërdrejt në televizion shpalli ligjin ushtarak, duke pretenduar se ai do të zhdukte “forcat anti-shtetërore pro-koreane të Veriut”. Kjo është hera e parë që nga viti 1980 që Koreja e Jugut shpall ligjin ushtarak.

“Po shpall ligjin ushtarak për të mbrojtur Republikën e lirë të Koresë nga kërcënimi i forcave komuniste të Koresë së Veriut, për të zhdukur forcat e neveritshme antishtetërore pro-koreane që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë dhe për të mbrojtur kushtetutën”, tha Yoon Suk Yeol, President i Koresë së Jugut.

Themes by WordPress