Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Parisi ndalon skuterët elektrikë

Parisi ndalon skuterët elektrikë

Shumë shpejt nuk do të jetë më e mundur të marrësh me qira skuterë elektrikë në Paris.

“Nga 1 shtatori, nuk do të ketë më skuterë elektrikë në Paris. Kjo është një fitore për demokracinë lokale,” tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.

Deutsche Welle raportoi se parisianët votuan me një shumicë të madhe për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë në qytet. Në një sondazh të qytetarëve 89% ishin në favor të heqjes së skuterëve me qira.

Megjithatë, vetëm 7.46% e rreth 1.3 milionë banorëve të regjistruar morën pjesë në votim. Pavarësisht kësaj, Parisi e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm.

/TV Arbëria

Powered by WordPress