Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Parim Olluri e Valon Syla komentojnë deklaratat e Haki Abazit për vrasjet e pasluftës

Parim Olluri e Valon Syla komentojnë deklaratat e Haki Abazit për vrasjet e pasluftës

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7 se deputeti i Kuvendit të Kosovës Haki Abazi, i ka punët më së keqi në skenën politikë.

Ai ka komentuar deklaratat e Abazit në “Pressing” të hënën, ku përmendi edhe vrasjet e pasluftës.

“Mundet mos me u kriju si temë e re në fushatë zgjedhore, por prapë se prapë Haki Abazi i ka punët shumë më keq në skenën politike”, ka thënë Olluri.

Deklaratat e Abazit i ka komentuar edhe gazetari Valon Syla, ku tha se para zgjedhjeve hapën këto tema.

“Jemi 25 vjet paslufte, tribunali është hapur. Njerëzit që kanë argumente është mirë me i deponu ato. Por tash para zgjedhjeve hapën këto tema. 9 shkurti është viti 2005, dhe për 20 vjet shumë zgjedhje i ka fitu e humb LDK-ja me këtë diskurs”, ka thënë Syla duke shprehur respekt fillimisht për të gjitha viktimat politike paslufte. /Gazeta Express