Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Parashikohen “reshje të shumta shiu” në këtë pjesë të Kosovës, IHMK tregon a mund të ketë përmbytje

Parashikohen “reshje të shumta shiu” në këtë pjesë të Kosovës, IHMK tregon a mund të ketë përmbytje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se në pjesën perëndimore të Kosovës pritet të ketë reshje të shumta shiu përgjatë këtij vikendi, gjegjësisht më datat 4 dhe 5 tetor.

Në njoftimin e IHMK’së thuhet se mund të ketë edhe vërshime të shpejta në disa vende, por jo edhe përmbytje, shkruan Insajderi.

“Sipas disa parashikimeve, nga fundëjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundëshme nëpër disa vende. Parashikohet që pjesa perendimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa pjesa e Rafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasyshë situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejëzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore. Për qfardo ndryshimi, do të ju njoftojmë me kohë”, vijon njoftimi.

Themes by WordPress