Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se këtë të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi dhe me temperatura minimale të cilat do të të lëvizin ndërmjet –2 deri 1 gradë celsius.
Moti i njëjtë do të mbajë edhe të dielën, sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë celsius.
Njoftimi i plotë:
-Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe
me shi. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet –2 deri 1gradë
Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
-Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.
/TV Arbëria