Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull në ultësira dhe lugina.
Era do fryjë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi prej 11-28 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MeteoKosova/