Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Parashikimi i motit për të dielën

Parashikimi i motit për të dielën

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi për breshër të vogël.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, ndërsa gjatë kalimit të sistemit me të reshura priten fuqizime të përkohshme të erës në formë stuhish, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C.