Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, përderisa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu.
Në orët e mëngjesit nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12 gradë, shkruan MeteoKosova.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-23 km/h.