Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Parashikimi i motit për pesë ditë, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius

Parashikimi i motit për pesë ditë, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.Nga e hëna në të premten, mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.Bëhet thirrje që personat me sëmundje kronike të kenë kujdes dhe mos t’i ekspozohen rrezeve të forta të diellit, nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë. Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h mundësishtë mos të ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”.Ky është parashikimi i plotë i motit:

E hënë-Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

E martë –Moti me diell dhe pjeserisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

E merkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28- 35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Themes by WordPress