Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se java e ardhshme do të jetë me kushte të ngjashme me stinën e vjeshtës.

Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.”, ka bërë të ditur IHMK.

Edhe të martën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me shi, derisa gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. “Në fushta termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shum në rrafshin e Dukagjinit.”, ka informuar instituti.

Ndërsa, ditën e mërkurë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. “Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termike mbetet i pandryshuar dhe constant”, ka informuar IHMK.

Edhe dita e premte pritet të mbetet pothuaj e ngjashme sa i përket kushteve meteorologjike.

“E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.”, ka informuar instituti.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

/TV Arbëria