Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Me shi e në viset malore borë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Me shi e në viset malore borë

Gjatë javës së ardhshme, Kosova do të përfshihet nga një sistem i paqëndrueshëm atmosferik me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, që do të sjellë mot të ndryshueshëm dhe reshje të konsiderueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset malore mbi 1500 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të paraqiten si shi i përzier me borë.

Përveç reshjeve, erërat e fuqishme jugperëndimore dhe një rritje e lagështisë relative do të ndikojnë ndjeshëm në përkeqësimin e kushteve meteorologjike deri të mërkurën. Temperaturat do të shënojnë rënie të përkohshme, por nga dita e enjte pritet stabilizim gradual i motit, me kthjellime dhe ngritje të lehtë të temperaturave.

Fundjava pritet të jetë më e qëndrueshme, duke ofruar kushte të mira për aktivitete bujqësore dhe udhëtime në të gjitha rajonet e vendit.

Të hënën:

Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

  • Temperaturat minimale: 5-7°C;
  • Temperaturat maksimale: 8-11;

Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E martë

Moti I vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale: 3-6C;

Temperaturat maksimale: 6-9°C;

Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.

E mërkurë

Moti kryesisht i vranët .dhe me reshje shiu;

Temperaturat minimale: 4-7°C;

Temperaturat maksimale: 8-11°C;

Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E enjte

Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell;

Temperaturat minimale: 1-4°C;

Temperaturat maksimale: 12-16°C;

Era: nga verilindja, 1-7 m/s.

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara;

Temperaturat mnimale: 3-6°C;

Temperaturat maksimale: 13-18°C;

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.