Prishtina Weather, ka njoftuar se në javën e fundit të shkurtit do të mbajë mot i butë, ndërsa të enjten dhe të premten ka mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16C e 17C ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12C e 14C. Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4C e 8C.
Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.
26.02 – Butë dhe me erë. Më shumë vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.
27.02 – Mot i butë dhe intervale me diell fillimisht. Gjatë ditës shtim i vransirave.
28.02 – Mbetet butë, kryesisht me vransira dhe erë.
29.02 – Kryesisht me vransira dhe erë. Herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.
1.03 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme.