Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 dhe 20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojndo të jen relativisht të mira dhe stabile. Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 liter për metër katrorë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së