Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa acar në orët e mëngjesit.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do fryjë nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.