Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë pritet të jetë relativisht e ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.

“Ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar. Me këtë rast, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë! Kjo ditë e shënuar le të na shërbejë si frymëzim për të ardhmen, me shpresë dhe besim në një Kosovë të zhvilluar dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Derisa temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, R ato maksimale nga -2°C deri në 2°C.

“Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet TUTJE.