Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, këto të fundit pritet të jenë më të shtuara gjatë ditës, duke u bërë kryesisht vranët, gjersa mëngjesi do të jetë i ftohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-28 km/h.