Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Parashikimi i kobshëm i kompjuterit të ish-presidentit Nixon për fatin e Rusisë

Parashikimi i kobshëm i kompjuterit të ish-presidentit Nixon për fatin e Rusisë

Shkruan: Afrim Kasolli

Sipas një anekdote tuhget se gjatë viteve ’70 të shekullit të kaluar, derisa ish-kryetari i SHBA-ve Richard Nixon dhe ai i BRSS-së Leonid Brezhnev, po bashkëbisedonin nëpëmrjet telefonit, ky i fundit i thotë të parit, se ka dëgjuar se si Shtëpia e Bardhë e posedon një super kompjuter që është në gjendje ta parashikojë më saktësi se çka do të ndodhë me të ardhmen?

Me këtë rast ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, i thotë më trego se kush do të jetë në vitin 2030 në krye të Buros Politike në Moskë. Nixoni nuk është në gjendje t’i jap përgjigje të shpejt dhe atëherë Brezhenevi i zhgënjyer i kundërpërgjigjet se e tëra qenka një sajim. Por, ish-drejtuesi i Zyrës Ovale i kërkon edhe pak durim, sepse nuk është në gjendje ta lexoj emrin kinez.

Kjo anekdotë duket sikur po bëhet profetike për të përshkuar gjendjen ku po e katandis veten Rusia, veçanërisht pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Pikërisht duke u nisur nga fillimi i pushtimi brutal nga Kremlini, historiani dhe analisti i njohur Timothy Snyder, pat pohuar se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, po dëshiron të kujtohet si një sundimtari i madh, mirëpo që në të vërtetë ai vetëm sa do ta dobësoj shtetin e tij duke e armiqësuar me Perëndimin.

Kështu, edhe nëse Rusia del fitimtare nga lufta në Ukrainë prapë do të jetë ajo Rusi që po e bën punën e Kinës për Kinën, duke destabilizuar Perëndimin, pra duke e dobësuar Perëndimin. Edhe Rusia, që pushton shtete të tjera, në thelb ende është duke e bërë punën e Kinës. Prandaj, pavarësisht se si do të shkojnë gjërat me Ukrainën, gabimi është më i thellë. Gabimi nuk është vetëm se Rusia kurrë nuk është dashur të luftojë në Ukrainë, por Rusia kurrë nuk është dashur ta bëjë armik Perëndimin. Mbase kjo edhe është arsyeja që Presindenti Trump, po insiston ta rikthejë Rusinë në tavolinën e diplomacisë perëndimore, si një parakusht për ta kontrolluar fuqizimin e Kinës. Por se sa do të ketë efekt kjo qasje mbetet të shihet.

Madje sipas mediave ndërkombëtare kjo edhe është njëra nga arsyet pse Kina nuk ka asnjë interes strategjik që të ndalet lufta në Ukrainë. Sepse në këtë mënyrë, Pekini e mban Uashingtonin të fokusuar në këtë konflikt dhe i siguron vetes komoditet gjeopolitik dhe anën tjetër e vazhdon thellimin e vasaliteti ekonomik të Rusisë nga Kina.

Pikërisht, duke marrë shkas nga këto deficite mediumi italian Corriere della Sera, shkruante se me këtë rast “Putin donte të rindërtonte një perandori, por ka përfunduar vasal i një tjetër perandorie” Si pasojë e kësaj aventure ushtarake, Rusia është izoluar dhe ka rënë nën sanksionet e vendeve perëndimore, duke u detyruar të vihet në duart e Kinës. Në këtë kontekst, “tashmë është Pekini që vendos kushtet. Blen gazin dhe naftën ruse me çmimet që cakton vetë, imponon përdorimin e juanit dhe po e kolonizon industrinë ruse”

Duket që këtij shteti në rënie e sipër nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos që në fund të etablojë edhe zyrtarisht buron politike kineze për ta formalizuar nënshtrimin e plotë dhe për ta dëshmuar se sa i saktë paska qenë kompjuteri i ish-presidentit Richard Nixon. /TV Arbëria