Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Parashikimi i Jasharit: LVV do të ketë rënie në zgjedhjet e ardhshme, ‘Qeveria e re’ formohet me koalicion!

Parashikimi i Jasharit: LVV do të ketë rënie në zgjedhjet e ardhshme, ‘Qeveria e re’ formohet me koalicion!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi pak ditë më parë datën e zgjedhjeve të përgjithshme.

Ato pritet të mbahen me 9 shkurt të vitit që vjen, 2025.

E subjektet politike, ka kohë që i kanë ‘ndezur motorët’ e fushatës elektorale.

Por si pritet të dalë rezultati dhe a pritet të formohet qeveria e re me koalicion, flet për “Gazeta Blic” drejtori ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari.

Jashari tha se diferenca në mes të subjekteve politike do të ndryshoj por se në aspektin e renditjes s’do të ketë ndryshime.

Ai tha se asnjë subjekt politik s’do të mund ta formoj Qeverinë vetëm dhe se patjetër do të ketë koalicione.

“Deri në mbajtjën e zgjedhjeve është një periudhë bukur e gjatë dhe partitë politike kanë mundësi edhe të përgatiten për fushatën dhe ofertën politike që do të ua paraqesin qytetarëve, por kanë mundësi edhe të bëjnë gabime që do të ju kushtojë me votë nga qytetarët.Një gjë tashmë besoj është e ditur se, asnjë subjekt politik si e vetme nuk do të mund ta formoj qeverinë dhe patjetër se do të duhen koalicione.Në aspektin e rënditjes së subjekteve besoj se nuk do të ketë ndryshime, por diferenca në mes të subjekteve do të ndryshoj” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”.

Jashari pati edhe një parashikim në lidhje me rezultatin zgjedhor.

Ai tha se LVV-ja do të pësojë rënie ndërsa subjektet e tjera do të kenë rritje .

“Përderisa LVV do të ketë rënie, subjektet tjera do të kenë rritje, me theks PDK pas nominimit të zotit Bedri Hamza për kryeministër.Diferenca në mes të PDK dhe LDK si partia e tretë do të jetë me e ngushtë se në mes të LVV dhe PDK, përderisa AAK&NISMA do të kenë një ngritje të lehtë”

Tutje i njëjti potencoi se ‘përberja aktuale e kuvendit në shkuarje është me e dobëta në historinë e kuvendit që nga themelimi’

“Sido që të jetë lista e kandidatëve për deputet që subjektet politike do ta pergatisin për zgjedhje, do të ndikoj shumë për mbeshtetjen e subjekteve politike.Kujtojmë se përberja aktuale e kuvendit në shkuarje është me e dobëta në historinë e kuvendit që nga themelimi” përfundoi Jashari përgjigjen dhënë për “Gazeta Blic”.

Themes by WordPress