Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Paraqitjet elegante të Presidentes Osmani gjatë vizitës në Shqipëri

Paraqitjet elegante të Presidentes Osmani gjatë vizitës në Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këto ditë ka qëndruar për vizitë në Shqipëri.

Në ditën e parë të vizitës së saj, ajo ka takuar presidentin Bajram Begaj si dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Teksa është pritur me një ceremoni solemne dhe protokallare, edhe vet Osmani ka qenë e kujdesshme në përzgjedhjet e saj të garderobës.

Në ditën e parë, ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant të kuq, duke marrë frymëzim kështu nga e kuqja e cila njihet si ngjyrë kombëtare, shkaku i flamurit.

Por ndërkohë, mjaft bukur dhe me stil, Vjosa është shfaqur edhe në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Tiranë, ku dha një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel.

Ajo pozoi krah ish-deputetes dhe prezantueses Grida Duma në hollin e studios televizive, e veshur me një fustan mjaft elegant ngjyrë rozë.

Ndërkohë, ish-deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma, dukej gjithashtu tërheqëse në një kostum ngjyrë pjeshke – e që mesa duket të dyja këto dukje kanë marrë frymëzim nga fenomeni hit i momentit, filmi i shumë shikuar globalisht – “Barbie”.

Ditën e tretë, presidentja Osmani e mbylli me një vizitë në Berat – atje ku gjithashtu ishte e kujdesshme në përzgjedhjen e veshjes së saj.

Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, presidentja e vendit mund të shihet duke pozuar para qytetit monumental me një kostum ngjyrë qielli dhe syze të zeza, të cilat gjithashtu i dhanë një pamje shik.

Përndryshe, Vjosa Osmani është komplimentuar gjithmonë e më tepër për mirë për paraqitjen e saj të jashtme që kur mori detyrën e presidentes, shkaku i ndryshimeve drastike në dukje dhe paraqitjeve gjithmonë me stil.

/TV Arbëria

Powered by WordPress