Skuadra e Zenitit e ka “shkatërruar” Rubin Kazanin në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rus.
Kampioni i shumëfishtë në Rusi mposhti 4:0 Rubin Kazanin në stadiumin “Ak Bars Arena”.
Paraqitje të dobët në këtë ndeshje zhvilloi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.
Sipas faqës së njohur “Flashscore”, Daku u vlerësua me notën 6.1, pothuajse më e dobëta te skuadra e Rubinit.
Përveç kësaj, Daku mori edhe një karton të verdhë në minutat e fundit të ndeshjes.
Kujtojmë që Mirlind Daku e ka nisur mirë kampionatin rus, pasi në ndeshjen e parë shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.