Policia ka bërë të ditur se ka parandaluar një përleshje të planifikuar mes dy grupeve në Mitrovicë.
Rrjedhimisht, PK ka njoftuar se ka arrestuar 15 persona për këtë ngjarje.
“Pas një informacioni të pranuar për një përleshje të mundshme fizike ndermjet disa të rinjëve, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë reaguar me efikasitet, duke parandaluar dhe arrestuar pesembëdhjetë persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor, procedurat e intervistimit po zhvillohen ne prani te prindërve dhe zyrtarëve te Qendrës për Punë Sociale.
“Procedurat e mëtejme hetimore po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin kompetent.”, thuhet në reagim.