Autoritetet daneze kanë thënë se kanë penguar një sulm të madh të planifikuar.
Tre persona janë arrestuar në Danimarkë dhe një në Holandë gjatë bastisjeve të enjten, ka thënë policia.
Kryeministrja Mette Frederiksen ka thënë se kërcënimi ishte shumë serioz, raportoi BBC.
Tre të arrestuarit në Danimarkë do të akuzohen për vepra terroriste.
Kurse, i arrestuari në Holandë është një 57-vjeçar nga Rotterdami.
Zyra e kryeministrit të Izraelit ka thënë përmes një deklarate se të arrestuarit po “vepronin në emër të Hamasit”. Autoritetet daneze nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje me Hamasin.
/TV Arbëria