Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Parandalohet një rast i kontrabandës, konfiskohen 680 paketime me duhan

Parandalohet një rast i kontrabandës, konfiskohen 680 paketime me duhan

Në Terminalin Doganor te Dheu i Bardhë të enjten, janë ndaluar 680 paketime me duhan.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, ata kishin synim kontrabandën dhe malli tashmë është konfiskuar.

“Gjilan, 26.09.2024, 20:55 – Nga patrullat policore është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra (duhan). Janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kg duhan i përpunuar. Me urdhër të prokurorit kompetentë, malli së bashku me automjetin dërgohen në Terminlain Doganor Dheu i Bardhë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.