Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Parandalohet një rast i kontrabandës, konfiskohen 264 kg mjaltë me vlerë 2500 euro

Parandalohet një rast i kontrabandës, konfiskohen 264 kg mjaltë me vlerë 2500 euro

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Në magjistralen Gjilan-Prishtinë është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg.mjaltë pa asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janë sjellur nē mënyrë të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë .

Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 2500€, ndersa shmangja nga taksat eshte mbi 1000€.

Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës.