Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Parandalohet në Aeroport kontrabanda e kozmetikës dhe mallrave të tjera në vlerë mbi 3 mijë euro

Parandalohet në Aeroport kontrabanda e kozmetikës dhe mallrave të tjera në vlerë mbi 3 mijë euro

Dogana ka bërë të ditur se ka parandaluar kontrabandën e mallrave në Aeroportin e Prishtinës.

Produkte kozmetike e stikera të ndryshëm janë përpjekur të futen nga Stambolli në tregun e Kosovës, pa u deklaruar.

Vlera e këtyre mallrave arrin në 3 mijë e 264 euro.

“Mallrat jane ndaluar përkohësisht dhe ka filluar procedura kundervajtëse.”, thuhet në njoftimin e Doganës.